Kabina elektrike në katin e parë të një pallati në Fier në lagjen 11 janari është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne. Banorët kanë njoftuar shërbimet zjarrëfikese, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pallat. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.