Një gropë serë me hidrokarbure nafte në Marinëz ka marrë flakë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur nga djegia e shkurreve aty pranë dhe që më pas flakët janë përhapur. Si pasojë e flakëve është rrezikuar një stallë që ndodhet aty pranë. Për fikjen e zjarrit në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja e Patosit, si dhe një zjarrfikëse e kompanisë naftënxjerrëse Bankers.