Një bombul gazi ka marrë flakë këtë mëngjes në një banesë në lagjen Kastriot, Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 në katin e tretë të një pallati. E zonja e shtëpisë arriti të shuante flakët, por pësoi djegie në fytyrë dhe nuk mundi të mbyllte bombulën.