Angela Merkel bëri thirrje për një front të bashkuar të BE-së përballë fuqisë në rritje të Kinës. "Si e trajtojmë ngritjen e Kinës si një fuqi ekonomike, politike dhe ushtarake varet shumë nga fakti nëse Evropa me të vërtetë flet me një zë", tha kancelarja në largim e Gjermanisë gjatë një vizite në Spanjë ku u nderua me çmimin Carlos V.