Top Channel/ Meloni pret Macron në Romë/ Takim strategjik për të ardhmen e Europës
03/06/2025 23:19

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni priti të martën Presidentin francez Emmanuel Macron për një takim dypalësh që zgjati thuajse tre orë dhe u pasua nga një darkë pune. Ky takim shënon një moment kyç në marrëdhëniet midis Italisë dhe Francës, të cilat kohët e fundit janë karakterizuar nga tensione dhe keqkuptime. Mesazhi i përbashkët ishte i qartë: rinisja e dialogut për të ndërtuar “një Evropë më sovrane, më të fortë dhe më të begatë”. Në tryezën e diskutimeve u vendosën disa nga çështjet më urgjente për të dy vendet dhe për Bashkimin Europian në tërësi. Konkurrueshmëria ekonomike, mbrojtja dhe siguria, forcimi i lidhjeve transatlantike, si dhe lufta kundër imigracionit të parregullt ishin ndër temat kryesore. Takimi shërbeu gjithashtu si platformë për të trajtuar çështje ndërkombëtare me rëndësi të veçantë. Situata në Ukrainë pas bisedimeve të fundit në Stamboll me Federatën Ruse ishte një nga temat që u diskutua gjerësisht. Të dy liderët riafirmuan “mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Francës dhe Italisë për Ukrainën” dhe angazhimin për një “zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”. Në axhendë ishte gjithashtu kriza në Lindjen e Mesme, situata e pasigurt në Libi dhe rëndësia e një koordinimi më të ngushtë për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Mesdheut.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58