Top Channel/ Meloni “lan duart”: Dështon referendumi në Itali, nuk arrihet pjesëmarrja e nevojshme!
10/06/2025 11:26

Referendum ii shtetësisë në Itali rezultoi një dështim e kjo për shkak të pjesëmarrjes. Në votime kërkohej të merrnin pjesë mbi 50% e zgjedhësve të regjistruar, por vetëm 30% e tyre u paraqitën në qendrat e votimit, cka bëri që nisma ligjore, të rrëzohet. Propozimi për referendum, i mbështetur nga Partia Demokratike e qendrës së majtë, synonte shkurtimin e kohës së kërkuar për marrjen e nënshtetësisë. Një banor në moshë madhore që nuk është nga Bashkimi Evropian, dhe që nuk ka lidhje martesore apo gjaku me Italinë, aktualisht duhet të jetojë në këtë shtet për 10 vjet para se të mund të aplikojë për shtetësi – një proces që më pas mund të zgjasë edhe disa vite të tjera. Një fitore në këtë referendum do ta kishte shkurtuar këtë afat në pesë vjet, duke e vënë Italinë në një linjë me Gjermaninë dhe Francën. Kryeministrja Meloni, partia e së cilës, Vëllezërit e Italisë, me prirje të djathtë ekstreme, ka prioritet luftën kundër emigracionit të parregullt, ishte “absolutisht kundër” kësaj ideje. Qeveria e Melonit sakaq, rezulton ta ketë rritur numrin e vizave të punës për emigrantët e rregullt. Shumë anëtarë të koalicionit të saj të djathtë i bënë thirrje qytetarëve të mos votojnë, në mënyrë që të mos arrihej pragu i nevojshëm për vlefshmërinë e votimit. Fleta e votimit përfshinte një pyetje për shtetësinë. Katër të tjera kishin të bënin me rritjen e mbrojtjes për punëtorët e pushuar nga puna, ata që gjenden në situata të pasigurta apo të përfshirë në aksidente në vendin e punës. Ekspertët thonë se opozita kishte dashur ta shfrytëzonte këtë moment për ta kthyer votimin praktikishit në një referendum kundër qeverisë.

Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47