Rreth 10 mijë njerëz marshuan në një protestë kundër Lojërave Olimpike Milano-Kortina, të cilat u hapën të premten. Ata protestuan edhe kundër pranisë së agjentëve federalë amerikanë të emigracionit dhe kritikuan paketën e re të sigurisë të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Gjatë marshimit pati incidente të rënda, pasi u lënduan policë, u shkatërruan dyqane dhe automjete, ndërsa nuk munguan edhe banderolat kundër Izraelit dhe agjentëve federalë amerikanë të emigracionit. Shishe, fishekzjarrë dhe objekte të tjera u hodhën drejt policisë, ndërsa u prenë edhe kabllot elektrike në disa stacione trenash duke shkaktuar probleme serioze me transportin. Oficerët kryen sulme me shkopinj gome dhe përdorën ujin me presion për të shpërndarë turmën. Reagoi ashpër e kryeministrja e Italisë, Xhorxha Meloni, e cila tha se “kushdo që proteston është armik i Italisë”.