Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi shiste drogë në lagje të ndryshme të Prrenjasit. Dozat e lëndës narkotike, ai i ndante në banesë dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme në Prrenjas. Gjatë megaoperacionit të koduar “Tempulli”, policia sekuestroi lëndën narkotike, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme dhe tre celularë.