Tre mijë fidanë kanabis sativa, të gatshme për t’u kultivuar në tokë janë zbuluar në fshatin Ungrej të Lezhës. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”, kontrollet në terren dhe me dronë zbuluan fidanët, të cilat më pas u asgjësuan nga policia përmes djegies.