Partia Demokratike ka një statut të ri në fuqi nga sot. Kuvendi i PD së Lulzim Bashës me pjesëmarrjen e 4254 delegatëve miratoi ndryshimet në funksionimin e kësaj force politike. Konfliktet e Lulzim Bashës janë reflektuar në ndryshime statutore. Basha ka përqëndruar pushtetin në duart e tij, ku nuk do të jetë vetëm kryetar i partisë por edhe kryetar i grupit parlament.