Prej vitesh mëngjese të tilla nuk janë parë në stacionin e trenit në Lezhë. Që prej 15 marsit pelegrinazhi në kishën e Laçit ka rikthyer udhëtimin me tren, udhëtim të cilit i bashkohet ekipi i Top Channel për rreth 1 orë. Rritja e çmimit të karburantit apo dhe biletave të transportit publik ka rikthyer interesin e shumë qytetarëve të cilët udhëtojnë me vetëm 80 lekë nga Lezha në Laç.