Stuhia e së premtes që goditi vendin duke lënë pas dëme në disa qytete ishte një kambane e ndryshimeve klimatike që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. E pikërisht për të përballuar fatkeqësitë natyrore buxheti i vitit 2024 do të rritet. Në total për fatkeqësitë natyrore dhe digat për vitin 2024 planifikohen të shpërndahen 2.5 miliardë lekë nga 2 miliardë lekë që është fondi i parashikuar për këtë vit.