Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilëson Tiranën si shembull suksesi për integrimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian. Kjo deklaratë e tij u bë në konferencën “Për më shumë edukim dhe mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shqipëri”, ku u prezantua projekti i Bashkimit Europian, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, për integrimin dhe punësimin e romëve në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.