Vetëm gjatë 2 javëve të apra të muajit qershor, policia rrugore ka ndëshkuar 306 drejtues automjetesh, 171 prej të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit për shpejtësi mbi norma dhe 135 të tjerë janë proceduar me masë administrative. Po ashtu, policia njofton se një 24-vjeçar nga Korça u konstatua duke qarkulluar me shpejtësi 170 km/h duke rrezikuar seriozisht përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.