Top Channel/ Më shkarkoi regjimi serb, kryetari shqiptar i Preshevës akuzon Vuçiç: Je si Millosheviçi
20/04/2024 22:41

Kryetari I komunës së Preshevës në Serbi, Shqipërim Arifi ka njoftuar publikun se qeveria e Serbisë e ka shkarkuar atë nga detyra. Në një postim në rrjete sociale Arifi akuzon se pas shkarkimit është vendosur që Komuna të drejtohet nga një trupë e komanduar deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Arifi e ka cilësuar këtë veprim antishqiptar dhe fashist nga shteti i Serbisë, ndërsa Vuçicin një pasardhës të Millosheviqit, që “shqiptarët i konsideronte qenie inferiore”. Jo vetëm kaq, por ai shkon edhe më tej duke bërë pjesë të komplotit edhe ata që i quan “shqipfolësit serbofilë si dhe disa kompani lokale që bashkëpunojnë me qarqet e errëta të Serbisë”, ku ndër ta edhe një prej rivalëve të tij kryesorë në zgjedhjet e fundit parlamentar deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. “Ka disa kohë që Vuçiq kërcënon publikisht shqiptarët e Luginës së Preshevës. SHKARKIMI i dhunshëm i imi, mesnatën e mbrëmshme, pa asnjë procedur ligjore dhe asnjë njoftim, ndodh menjëherë pas kërcënimit të fundit publik të Vuçiqit në këtë javë dhe 24 orë pasi u dënova nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.” – thotë Arifi në deklaratën e tij. Për shkarkimin të cilin e cilësoi “të dhunshëm”, Arifi thotë se ka lajmëruar partnerët ndërkombëtarë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, ndërsa lajmëron se do t’i japë fund politikës aktive në Luginë, por premton se luftën për të drejtat themelore të shqiptarëve do ta ngrejë një nivel edhe më lart. Pamjet: AFP

Top News – Shqiptarët, për naftë në Maqedoni. Shkup, rritje rekord e shitjes së karburanteve
07/04 10:45
Top Channel/ Studentët shqiptarë trondisin Shkupin, kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:49
Top Channel/ Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe dorëheqjen e Kryeministrit
06/04 15:45
Top Channel/ “Gjuha, historia jonë”, studentët në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, nuk tërhiqemi
06/04 14:55
Top Channel/ Studentët shqiptarë protestë në RMV për gjuhën shqipe, çfarë ndodhi gjatë dy orëve
06/04 14:38
Top Channel/ ‘Shqipja nuk është opsion por identitet’, Protestë për gjuhën në Shkup
06/04 14:06
Top Channel/ Protesta në Shkup, studentët kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën e tyre
06/04 12:33
Top Channel/ “S`na lejojnë provimin ne shqip”, shpërthejnë protestat e studentëve në RMV!
04/04 15:23
Top News – ‘Greqia, shërbëtore e Izraelit’. Yannis Varoufakis: Kemi humbur pavarësinë tonë
02/04 15:39
Top Channel/ Moti i keq “skuq” Greqinë. Pluhuri afrikan shkakton probleme
01/04 22:50
Top News-Mickoski sakrifikon BE për ‘identitetin maqedonas’/Bullgaria të njohë minoritetin tonë atje
01/04 17:46
Top News- Skandali me fondet e BE për bujqësinë/ Kërkohet heqja e imunitetit për 11 deputetë grekë
01/04 11:40
Top News- Aleanca rrëzon pretendimet e Moskës për militarizim të Ballkanit Perëndimor
31/03 14:40
Top News- Serbia kundër udhëzimeve të BE/ Marrëveshje e re për furnizim me gaz nga Rusia
31/03 13:33
Top Channel/ Kroacia i mbyll derën Vuçiçit, anulon samitin e Ballkanit Perëndimor
30/03 22:27
Top Channel/ Greqia rrit pagën minimale/ Nga 1 prilli 920 euro bruto, rritje e 6-të që nga viti 2019
29/03 11:50
Top Channel/ 22 emigrantë vdesin afër Greqisë / Humbën jetën pas gjashtë ditësh në det pa ushqim
29/03 11:13
Top News – Tragjedi në Mesdhe. 22 emigrantë humbin jetën në ujërat greke
28/03 20:09
Top News- Putin strehon agjentët serbë/ Shërbimi sekret rus i përdori për trazira në Francë
27/03 13:50
Top News- Vuçiç bëhet paranojak/ ‘Kurti kërkon të zëvendësojë KFOR me FSK në Veri’
27/03 13:07