Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe gruaja e tij, Cilia Flores, janë filmuar teksa dërgoheshin në një gjykatë në Nju Jork për t’u përballur me akuzat për trafik droge. Momentet e transferimit të tyre bënë xhiron e rrjetit, bashkë me fotot ku bashkëshortja e liderit venezuelian shihej e trembur, teksa shoqerohej nga agjentë të DEA-s. Mediat britanike shkruajne së akuzat e trafikut të narkotikëve e armëve që rëndojnë mbi Maduron 63 vjec bartin edhe mundësinë e dënimit me vdekje. Dërgimi i tij në gjykatë vjen vetëm pak ditë pas kapjes në Caracas gjatë një operacioni blic të forca elitë amerikane.