Një 22-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurën pasi lëvizte i armatosur. Në pranga ra shtetasi me iniciale R.Rr., pasi uniformat blu i gjetën në çantë një pistoletë dhe municion luftarak. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.