Arrestohet në Turqi një shtetas me origjinë nga Azerbajxhani i shpallur në kërkim nga Interpoli për mashtrim. Kalimet nëpër aeroporte ai i bënte me një pasaportë shqiptare me emër dhe pasaportë shqiptare Dionis Shaholli, por kur policia në Turqi e arrestoi, ai deklaroi se ishte shtetas rus i quajtur Khamzat Ismailov, por policia në Turqi thotë se në të vërtetë kanë arrestuar Azad Isayevin, një biznesmen me kombësi nga Azerbajxhani, por që aktivitetin e tij të mashtrimit e ka kryer edhe në Turqi.