Kryeministri Edi Rama mbërrin në Kuvendin e Kosovës, pritet nisja e seancës së përbashkët. Parlamenti i Shqipërisë dhe i Kosovës do të mbajnë sot një seancë të përbashkët që pritet të nisë në orën 11:00 në Prishtinë. Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm 130 deputetë. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë.