Ndryshimet demografike nuk kanë shkaktuar rënie vetëm të numrit të regjistrimeve në arsim, por kjo është reflektuar edhe në diplomimet. Sipas të dhënave të INSTAT-it vitin e shkuar akademik ka pasur një ulje me 5.4% krahasuar me 2021, që do të thotë rreth 1700 studentë më pak.