Numri i të rinjve që duan të ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës ka rënë dukshëm. Për vitin akademik 2023/2024 kanë aplikuar 6104 kandidatë, ndërkohë që në vitin paraprak kishin aplikuar 7917, sipas të dhënave të Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”. Një prej arsyeve që mund të ketë çuar në uljen e numri të studentëve është edhe migrimi, sipas këtij institucioni.