Raundi i parë i regjistrimeve në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër po mbyllet me një numër mjaft më të ulët regjistrimesh në raport me kuotat e miratuara. Numri i aplikantëve është rreth 1300 nga rreth 1400 që ishin vitin e kaluar. Megjithëse situata nuk ka ndryshuar shumë në raport me një vit më parë sa i përket numrit të studentëve, vihet re një ndryshim themelor i fokusit të universitetit tashmë i orientuar drejt drejtimeve profesionale dhe infermierisë.