Ndonëse pritshmëritë ishin shumë më të larta, sezoni turistik edhe në plazhin e Velipojë, ka nisur me më pak turistë se sa vitin e kaluar. Pushuesit nga Kosova vijojnë të mbeten besnikë, ndonëse janë më të pakët, ndërsa vihet re, më shumë mungesa e të huajve. Operatorët turistik, shpresat i kanë pas datës 15 korrik ndërsa thonë se gushti është i rezervuar.