Në pemë këtë vit ka më pak ullinj. Një nga kulturat më të rëndësishme bujqësore në vend, për fermerët nuk ka pasur prodhimin e duhur këtë sezon. Kushtet e pafavorshme klimatike, mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatë fazës së lulëzimit kanë ndikuar ndjeshëm në formimin e frutit.