Raporti i nxënësve për 1000 banorë ka pësuar rënie këtë vit shkollor në krahasim me vitet e shkuara. Sipas institutit të statistikave përgjatë 2022 ka pasur 136 nxënës dhe 44 studentë për 1000 banorë, ndërsa 5 vite më parë ky raport rezultonte të ishte 153 nxënës dhe 46 studentë për 1000 banorë.