Eva Buzo ka përfunduar me sukses udhëtimin e saj të nisur nga brigjet e Leces në Italia pas më shumë se 35 orësh not. Avokatja shqiptare e apasionuar pas notit përshkoi 92 kilometra nga brigjet e Leces në San Foka deri në gadishullin e Karaburunit ku ka prekur tokën, në afërsi të kepit të Gjuzës.