Top Channel/ Me not nga Italia në Shqipëri, Eva Buzo: Në det kujtoja shqiptarët që u mbytën për…
20/08/2024 19:32

Eva Buzo e para grua që kaloi me not kanalin e Otrantos duke përmbyllur sfidën personale të lënë përgjysmë një vit më parë, e gjejmë sot në zonën e Skelës. Në një intervistë të sinqertë për Top Channel, nga shtëpia muze e Pavarësisë, Eva e nis rrëfimin duke treguar rrënjët e saj shqiptare. “Gjyshi im është shqiptar, kjo është arsyeja që unë ndodhem në Shqipëri, dhe e ndjej veten pjesë të Shqipërisë. Ndihem keq që gjyshi nuk erdhi më në Shqipëri që kur u largua nga Berati. E ndjej si përgjegjësi të plotësoj dëshirën e tij të fundit, të takoj familjarët e tij dhe të mitë”. Australiania me origjinë shqiptare tregon se jo vetëm për të cuar në vend amanetin e gjyshit, por edhe për ta bërë të njohur Shqipërinë në vendin ku jeton, ndërmori këtë sfidë. “Jetoj në Australi, dhe ata nuk kanë informacion të saktë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Shumë më pyesin ku ndodhet Shqipëria, dhe unë iu them poshtë çizmes së Italisë. Kur jam futur në olimpjadën e notit për herë të parë, e dija që Shqipëria dhe Italia ishin shumë afër si pozicion, e mata dhe ishte një distancë rreth 74 km dhe mendova që duhet ta bëjë këtë sfidë. Deri në atë moment distanca më e largët që kisha bërë ishte 20 km, dhe mu desh kohë të përgatitesha mendërisht dhe fizikisht. E fillova këtë sfidë vitin e kaluar, por mendja ime pas 20 orësh not u dorëzua, ndërkohë që trupi ishte mirë fizikisht. Këto 12 muaj kam punuar më shumë me pjesën psikologjike sesa fizike, dhe rezultati tregoi se çdo gjë mu shpërblye”. Ditë dhe net në det, kjo sfidë sfilitëse, tregon Eva mes lotësh e ka bërë të jetojnë historinë e mijëra shqiptarëve që e kanë përdorur kanalin e Otrantos për të emigruar, madje edhe të atyre që kanë humbur jetën “Kam jetuar historinë e gjithë shqiptarëve që kanë kaluar këtë kanal për të gjetur një jetë më të mirë përtje brigjeve shqiptare. Si avokate që jam, punoj me çështje sociale dhe gjithmonë kërkoj që njerëzit të jenë pozitivë me emigrantët. Kur isha duke notuar, nuk kisha si të mos kujtoja historitë e dhjetëra shqiptarëve që janë mbytur duke kërkuar një jetë më të mirë”. Ndryshe nga një ditë më parë kur preku brigjet e Karaburunit pasi notoi për 35 orë e 17 minuta në një gjatësi 92 km, e nuk mund të fliste, sot Eva i ka të qarta idetë e saj. Sfida e radhës do jenë 6 kanalet që ka kaluar avokati italian Paulo Pinto.

Top Channel/ Shuhet Mane Lumani. Parodisti vlonjat humb betejën për jetën në moshën 79-vjeçare
01/03 23:46
Top Channel/Përrenjas-Librazhd, ARRSH simulon planin e rrëshqitjes në Dragostunjë
01/03 23:30
Top Channel/ Qytetarë, aktivistë dhe opozita: Nuk duam që Greqia të përfshihet në konflikt
01/03 23:26
Top Channel/ Kundërpërgjigjet Irani. 9 të vrarë në Israel. Ka viktima në Dubai dhe Kuvajt
01/03 23:23
Top Channel/ Kush janë 3 burrat që po drejtojnë Iranin?
01/03 23:17
Top Channel/ Trump: Jemi në drejtimin e duhur. Shkatërrohet selia e Gardës Revolucionare të Iranit
01/03 23:15
Top Channel/ Lezhë, mbahet Dita e Arbëreshëve. Kujtohen rrënjët, kultura dhe tradita e përbashkët
01/03 22:42
Portokalli, 01 Mars 2026 – Familja Astari (Daddy përplas mësuesen )
01/03 22:30
Top Channel/ Korçë, festohet dita e verës me ndizjen e zjarreve tradicionale
01/03 20:40
Top Channel/ Durrës, nis sezoni turistik, ka vizitorë nga vende të ndryshme të botës
01/03 20:38
Top Channel/ Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, pasi u shkarkua kërcënoi punonjësit
01/03 20:36
Lufta me Iranin, Top Channel raporton nga Izraeli nën breshëri raketash
01/03 20:31
Ditari i Tranzicionit Ekonomik- Prof. Anastas Angjel – Vitrina e Librit
01/03 20:27
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:24
Top News – ‘Goditëm USS Abraham Lincoln’. SHBA përgënjeshtron Iranin, pranon vdekjen e 3 ushtarëve
01/03 20:23
Top Channel/ ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Prrenjas
01/03 20:13
Top Channel/ “Ethet” për presidentin në Kosovë/ Kurti takon të hënën kreun e LDK
01/03 20:08
Top Channel/ Prrenjas–Librazhd: Të hënën vendoset për hapjen e rrugës së re
01/03 20:04
Top Channel/ Shqiptarja rrëfen sulmin në Dubai: “Raketat na kapën në befasi”
01/03 20:01
Top Channel/ Irani nuk ndal sulmet mbi Dubain, panik në rajon; kërcënon Hezbollahu
01/03 19:57
DIGITALB DIGITALB