Kryeministri Edi Rama vijon sot ditën e dytë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor. Pas takimeve në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë një ditë më parë, Rama do të shkojë sot në Bosnje-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe në fund do ta përmbyllë turin në Serbi.