“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të pendohesh”: Me këto fjalë, komisioneri europian për Energjinë, Dan Jorgensen, përmblodhi atë që mund të presë kontinentin e vjetër në skenarin më të keq të krizës në Lindjen e Mesme, e që janë kursimet e detyruara, veçanërisht për karburantet. BE-ja duhet të përgatitet për një krizë energjetike “afatgjatë” -deklaroi Jorgensen në një intervistë për Financial Times.