Konflikti i rindezur tashmë në luftë të plotë mes Izraelit dhe Hamasit, nuk e ka zhvendosur vëmendjen e Bashkimit Europian nga sulmi i Banjskës në Kosovë. BE-ja i bëri thirrje Serbisë të bashkëpunojë pa kushte për zbardhjen e ngjarjes së 24 shtatorit, ndërsa këmbënguli se do të shqyrtojë mundësinë e vendosjes së masave ndaj Beogradit pasi të kenë përfunduar të gjitha hetimet.