Top Channel/ “Me mend në kokë kur të firmosni”, 74-vjeçari i dënuar për inceneratorin e Elbasanit
05/10/2023 18:16

74-vjeçari Serafin Papa, një prej anëtarëve të komisionit i dënuar për aferën e inceneratorit të Elbasanit dha një intervistë për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha. Menjëherë pasi u dënua për shpërdorim detyre me një vit e katër muaj, për shkak të një firme, ai dha mesazhe për çdo nëpunës të shtetit. Ai shprehet se nuk do ta çojë çështjen në Apel, edhe pse ka qëndruar dy muaj më shumë në arrest shtëpie, bazuar në vendimin e sotëm të gjykatës. Papa: 47 vjet, kam qenë inxhinier pastaj kam qenë përgjegjës i repartit të mirëmbajtjes në zonën e Kukësit, pastaj në Institutin e Metalurgjisë, kam qenë shef i kabinetit për projektimin e makinerive të kombinatit metalurgjik. Hoxha: Prisje të dilje në pension apo ke dalë? Papa: Unë kam dalë në pension. Hoxha: Çfarë more nga shteti yt? Papa: Unë nga shteti mora një dënim që i bie dy e vjet, me 1/3 i bie 1.4 vjet, që i thonë 16 muaj, unë në arrest shtëpie kam 18 muaj, me një fjalë duhet t’i kërkoj shteti dy muaj, ia kam fal shtetit ato dy muaj. Hoxha: Nuk do të kërkosh? Papa: Jo, çfarë do më duhet? Ja dola i pafajshëm, do të bëj biografi, unë jam 74 vjeç. Hoxha: Do të shkosh në Apel? Papa: Jo, për çfarë të shkoj? Të kërkoj pafajësinë? Çfarë më duhet pafajësia. Unë ndihem i pafajshëm, atë e di gjithë qyteti i Elbasanit. Hoxha: A ju jep një apel të gjithë nëpunësve? Papa: Të gjithë, si në qeveri, ministri apo bashki krijohen komisione për vlerësimin e ofertave për tendera të ndryshëm që bëhen. Unë rekomandoj të gjithë nëpunësve që kur të firmosin të jenë me mend në kokë mos të veprojnë në kundërshtim me rregullat që ka shteti. Unë kam firmos e vërtetë është, ditën e fundit pasi mbaroi komisioni afatin që kishte. Unë kam firmos tek draft kontrata dhe tek studimi i fizibilitetit, në këto dokumente studimi nuk mund të bëhej në atë komision, për të bërë një studim fizibiliteti duhen shumë procedura, jo një paçavure që na dhanë ne. Hoxha: U zhgënjeve nga vendimi? Papa: Drejtësia është drejtësi nuk mund ta gjykoj vendimin e zonjave të shkallës së parë, ashtu e kanë gjykuar.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16