17 persona, më i fundit i përfshirë në listën e akuzës pak orë më parë përfunduan në SPAK si pjesë e grupit të Laert Haxhisë, i cili etiketohet në hetimet e deritanishme si organizator dhe porositës vrasjesh. Një muaj nga pendimi i Artan Tafanit, prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën dhe vlerësoi se të gjithë të dyshuarit midis tyre edhe Laert Haxhia duhet të hetohen për grup të strukturuar kriminal dhe për veprime që i kryen si grup. Midis tyre, më të rëndat katër vrasje të kryera në dy shtete.