Me fytyrë të mbuluar, kapuçë në kokë dhe thikë në dorë dy të rinj nga Vlora kanë hyrë në një tabakino në lagjen “Pavarësia” të këtij qyteti për të grabitur. Pasi janë përleshur me shitësin e tabakinos, të cilin e kanë kërcënuar edhe me thikë, dy të rinjtë kanë mundur të marrin xhiron ditore.