Një 30-vjeçare nga Kolumbia u vu në pranga këtë të mërkurë në Durrës, pasi u kap me lëndë narkotike. Kontrolli fizik ndaj 30-vjeccares kolumbiane u ushtrua pasi kishte informacion për drogë, fakt që u vërtetua kur në xhep iu gjet lënda narkotike. Efektivët kryen më pas kontroll edhe në banesën ku qëndron e huaja, ku po ashtu u gjet kanabis dhe kokainë. Ndërkohë, mësohet se e reja që u kap në flagrancë në qytetin në qytetin bregdetar, nuk ka ardhur për turizëm, por ende nuk dihen më shumë detaje për të.