Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 8”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri. U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Sarandës, vihet në pranga 34-vjeçari. Vihet në pranga dhe një 31-vjeçar, i cili dyshohet se do të ndihmonte 34-vjeçarin, për të shitur armën.