Top Channel/ “Më jep 1 mln lekë ose videot…”!E mitura u abuzua nga njerku, më pas kërcënoi policin
19/09/2025 20:05

Këlcyra, qyteti i vogël që shtrihet mes maleve në jug të vendit u trondit nga një histori abuzimi me një vajzë të mitur, e cila rrëfeu gjithë dramën e saj vetëm pasi u kthye në shantazhuese. Detajet e ngjarjes janë rrëqethëse. E mitura ka dëshmuar të jetë abuzuar që në moshën 13 vjeçare nga njerku i saj polic Pajtim Baka, 55-vjeç përmes kërcënimeve. Përgjatë tre viteve, vajza sot 16-vjecare krijoi lidhje intime me Kristian Priftin 46 vjeç dhe shokun e tij, Isi Pashon 27 vjeç. Ishin pikërisht këta të fundit që e detyruan vajzën të kthehej në shantazhuese. Përmes presionit ata e detyruan të realizonte video në internet me të cilat joshi edhe policin Artur Ago 53-vjeç. Nga hetimet rezulton se ky i fundit ka pasur biseda intime me vajzën dhe i ka dërguar kësaj të fundit foto intime. Pak kohë pas bisedës e mitura i ka kërkuar 10 mijë euro në këmbim që të mos i publikonte bisedat dhe foton me të në një emision investigativ lokal në Këlcyrë. Artur Ago e injoroi kërcënimin deri ditën që televizioni lokal bëri një shpallje në Facebook, se posedonte bisedat dhe ngacmimet e një polici me një vajzë të mitur të cilat do t’i publikonte. Ai u arratis në drejtim të Greqisë, ndërsa policia e Gjirokastrës nisi hetimet bashkë me agjencinë e mbikëqyrjes policore. Pas marrjes së dëshmisë së vajzës u arrestua njerku, punonjës i policisë së Përmetit dhe dy shokët 46 dhe 27 që kishin pasur raporte me të miturën si dhe u shpall në kërkim polici i Këlcyrës, Artur Ago. E mitura është transferuar në kryeqytet në një qendër për gratë e dhunuara dhe ndodhet nën kujdesin e psikologëve dhe mjekëve.

Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44
Top Channel/ Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët
28/03 12:24
Top Channel/ 4 të plagosur për ngjyrën e makinës/ Korçë, klientit nuk i pëlqeu puna e servisit
28/03 12:17
Top Channel/ Vlora pret sezon rekord, lufta në Lindjen e Mesme sjell turistë drejt Shqipërisë
28/03 12:14
Top Channel/ 29 vite nga tragjedia e Otrantos, 81 karrige në kujtim të viktimave të marsit 1997
28/03 12:13
Top Channel/ Përlotet ministrja Ismaili: Tragjedia e Otrantos ka lënë një shenjë të madhe që…
28/03 12:07
Top Channel/ Përkujtohet tragjedia e Otrantos, përlotet ministrja Ismaili
28/03 12:06
Top Channel/ Nafta 218 lekë, bordi i Transparencës rrit çmimet pas kundërshtimeve të importuesve
28/03 12:05
Top News -Rritet nafta, 218 lekë për liter. Bordi ‘dorëzohet’, shtrenjtim pas ankesës së importuesve
28/03 11:24
Top Channel/ Në mes të ditës, u vendoset flaka mbeturinave në Vlorë
28/03 11:03
Top News- Plas sherri në pikën e servisit në Korçë, një i plagosur…dëmtohen 3 të tjerë
28/03 11:02