Koreja e Veriut ka kryer atë që mendohet të jetë lëshimi më i madh i raketave që nga viti 2017. Raketa me rreze të mesme mendohet se arriti një lartësi prej 2000 km përpara se të zbriste në Detin e Japonisë.Japonia, Koreja e Jugut dhe SHBA-ja e kanë dënuar lëshimin e raketës , që është edhe testi i shtatë për këtë muaj.