Një ngjarje tejet e rrezikshme është shënuar në Kiev, ku një burrë është futur brenda një ndërtese të qeverisë dhe kërcënoi se do të aktivizonte granatën e dorës, të cilën e kishte fshehur diku në godinë. Në pamje shihet burri duke mbajtur lëndën shpërthyese në duar, ndërsa pjesëtarët e sigurimit, i kërkonin me qetësi që ai të largohej nga ndërtesa.