Eshte pikerisht gazeta pro-qeveritare dhe nder me te angazhuarat ne ceshtjet e emigracionit, Daily Telegraph, ajo qe njofton se Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit u ka dhene mundesine azilkerkueseve te ardhur permes La Manshit me gomone, qe te punojne ne sektorin e kujdesit per te moshuarit, ndertim apo ne bujqesi. Emigranteve te La Manshit, ose perndryshe Kanalit anglez, kjo e drejte u eshte dhene ne menyre te heshtur, nderkohe qe ata kane vazhduar te kene akses ne hotelet e ofruara per akomomodin e tyre ne baze te skemes zyrtare te strehimi.