Opozita ka nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike për në Kryesinë e Kuvendit. Me flamuj të PD-së në krah, militantë dhe deputetë mbështetës të Rithemelimit kanë shoqëruar ish-kryeministrin Berisha në një marshim simbolik, ndaj asaj të cilin ai e konsideron padrejtësi ndaj tij. Berisha refuzoi sot përballjen në Këshillin e Mandateve, duke argumentuar se shkuarja në atë Komision, nënkuptonte pranimin e poshtërimit publikisht të institucionit më të rëndësishëm të shtetit.