Policia rrugore ka marrë masa sot masa të rrepta ndaj mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, mes tyre automjete të punonjësve të administratës shtetërore me imunitet. Siç raporton gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, mjeti i ndëshkuar me 40 mijë lekë të reja i përket Delina Ibrahimajt, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.