Dhjetëra protestues i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të mbajtur sot 'foltoren e tretë; të opozitës para godinës së Kryeministrisë. Qytetarët janë në pritje të protestës, së cilës do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Para Kryeministrisë, opozita ka vendosur figura të Partisë Socialiste, mes tyre të hetuar dhe të arrestuar nga drejtësia.