Top Channel/ “Më duhen 200 mijë € patjetër”, dosja e Metës, si i kërkonte para Ismailajt për fushatë
22/10/2024 19:37

Në vendimin e zbardhur të gjykatës antikorrupsion janë renditur faktet që kanë krijuar bindjen e plotë për përfshirjen e Ilir Metës në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Hetimet zbuluan se në kohën kur ishte ministër i ekonomisë dhe energjitikës, ilir meta ka patur ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen CEZ-DIA dhe ka kërkuar dhe pranuar shuma të konsiderueshme parash nga administrator i DIA-s kastriot ismailaj. Udhëtimet e përbashkëta me kastriot ismailajn, deklarimet e bashkëshortes së këtij të fundit, tabulatet telefonike dhe dëshmitë e personave të pyetur nga spak, kanë konfirmuar dyshimet për marrëdhënien e ndërlidhur ngushtësisht mes ilir metës dhe kastriot ismailajt. Marrëdhënie e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në procesin e përzgjedhjes së DIA-s për të kryer shërbimet e mbledhjes së borxheve të CEZ-it, pavarësisht se shoqëria nuk përmbushte të gjitha kriteret ligjore dhe profesionale për të menaxhuar detyrime të kësaj natyre. Sipas dosjes, shoqëria “DIA”, përmes kësaj marrëveshjeje ka përfituar në mënyrë të parregullt shumën prej 649 milione e 803 mije e 520 lekësh. “Nesër në darkë duhet të takohemi patjetër, më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro”. Ky mesazh i mbërritur në telefonin e Kastriot Ismailajt në vitin 2009 nga numri që ka patur në përdorim ilir meta, tregon se si ish-ministri i energjetikës kërkonte para nga administrator I dia-s në këmbim të kontratës me cez-in. Ky dyshim përforcohet edhe më shumë nga deklarimet e bashkëshortes së ismailajt, vojsava ismailaj në një intervistë që është përfshirë në dosje. Ajo flet për një presion të vazhdueshëm të ilir metës ndaj bashkëshortit të saj dhe bizneseve të tyre, për të ushqyer me para fushatat elektorale të ish-lsi-së. “Kastrioti ka qenë mik me Ilir Metën. Ka qenë pikërisht Ilir Meta që ka pasi kishte realizuar uljen e çmimit të energjisë, i kërkonte Kastriotit që tu kërkonte çekëve që ta shpërblenin atë. Jo vetwm ai. Mjafton të shohësh SMS-së që Ilir Meta i ka dërguar kastriotit dhe e kupton lehtësisht këtë. Ilir Meta kishte fushatën elektorale dhe erdhi të Kastrioti dhe i kërkoi 300 mijë euro. Kastrioti ia dha. Ai me paturpësinë dhe pangopësinë erdhi dhe kërkoi prap para, Kastrioti nuk i dha dhe i tha se e kishte paguar kuotën te partia. Ai vazhdonte bënte presion. Tani që Kastrioti është në burg vazhdon të kërkojë para me forma presioni. Unë nuk kam para për të paguar shantazhet e Ilir Metës ndaj zgjodha të ikja për sigurinë e djalit tim.” Ish presidenti i Republikës, Iliri Meta, aktualisht drejtues i Partisë së Lirisë, u arrestua të hënën në mesditë dhe nesër në mëngjes Gjykata e posacme antikorrupsion do të zhvillojë seancën e marrjes në pyetje, për verifikimin e kushteve të masës së sigurisë së shpallur në mungesë.

Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44
Top Channel/ Përjashtimet e këshilltarëve të PD në Durrës, Berisha: Shkak jo mendimi, por…
25/03 13:38
Top Channel/ Mungesa në Kuvend për votimin e Ballukut, Berisha: Spiropali kërkon qiqra në hell
25/03 13:37
Top Channel/ “Shoqëria shqiptare e pranon korrupsionin”, reagon Berisha: Deklaratat e Kos janë…
25/03 13:37
Top Channel/ Berisha në konferencë: Nuk ndëshkohet kush për fjalën dhe mendimin
25/03 13:11
Top Channel/ Arrestimi i të rinjve shqiptarë në Beogra, Berisha: Kërkoj lirimin urgjent, ose do…
25/03 13:01
Top Channel/ Spiropali replikë me Ballën, ish-ministrja: Të mblidhet pa vonesë grupi i PS
24/03 23:02
Top News – Rregullorja e re e Kuvendit. Peleshi kërkon PD, Bardhi: Jo proces të njëanshëm
24/03 19:47
Top News- Përplasje në PS, Spiropali i përgjigjet Ballës: Thirre grupin dhe diskutojmë
24/03 19:46
Top Channel/ S’ka dhuratë për Metën, Gjykata i refuzoi lirinë në ditën e 57-vjetorit të lindjes
24/03 15:15
Top Channel/ Berisha: Jo bashkëpunim me PS! PD paraqet variantet e saj për reformën
24/03 15:09
Top Channel/ PS bën ligj për referendumet, fokusi “tek vendimmarrja direkte e qytetarëve”
24/03 15:07
Top Channel/ Përvjetori i sulmeve të NATO-s, Berisha: Kosova të bëhet pjesë e…
24/03 15:03
Top Channel/ Ligji për referendumet, Balla: PS e ka gati draftin, fokusi është te çështjet e veçanta
24/03 13:44