Udhëheqës botërorë janë bërë bashkë në forumin e përvitshëm botëror ekonomik në Davos, ku një vëmendje e posaçme i është kushtuar sulmeve kibernetike. Në konferencën “Perspektiva e Sigurisë Kibernetike Globale 2023” kryeministri Edi Rama u pyet për përvojën shqiptare me të tilla sulme shkatërruese.