Më katër prill në Bruksel, Kosova dhe Serbia vazhdojnë diskutimet mbi planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim. Siç u njoftua nga Bashkimi Evropian, takimi do jetë në nivel të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviq. Pjesë e diskutimit padyshim që janë dy pikat urgjente që dolën nga marrëveshja në Ohër, deklarata për të pagjeturit dhe asociacioni i Komunave me shumicë serbe. Për këtë të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se duhet zbatim i plotë i marrëveshjes e jo copëtim i saj.