Vetëm 30 minuta reshje shiu kanë përmbytur rrugët nacionale dhe rrugët e qytetit të Bulqizës. Kjo situatë e tillë përsëritet sa herë përkeqësohet moti dhe ka reshje shiu në vend. Reshjet kanë rrezikuar lëvizjen e makinave, por jo vetëm uji që vërshon në rrugë ka vështirësuar lëvizjen e banorëve. Edhe bllokimi i pusetave e bën më të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe të këmbësorëve.