Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut të shtunën caktoi datën 22 maj për rivotimin në shtatë qendra zgjedhore pasi Gjykata Administrative i hodhi poshtë ankesat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe Frontit Evropian. Partitë e koalicionit u ankuan kundër mundësisë së përsëritjes së procesit ndërsa vendimin e KSHZ-së e quajtën një skenar në mënyrë që BDI-ja dhe Fronti Evropian të dëmtohen, duke i marrë të paktën një deri në dy deputetë.