Fermerët nga e gjithë Kosova morën traktorët e tyre dhe protestuan sot para Ministrisë së Bujqësisë. Me idenë e veçantë, ata kundërshtuan politikat e subvencionimit të kulturës së grurit. Fermerët kërkojnë nga ministria e Bujqësisë anulimin e vendimit për aplikim me kritere të reja dhe rikthimin e kritereve të vjetra vetëm për vitin 2020/2021.