Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është sot e pranishme në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për shqyrtimin e buxhetit dhe investimet e parashikuara nga MIE për vitin 2025. Ajo ka përmendur disa prej projekteve që përfshihen në buxhetin e këtij viti.