Për herë të parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një qëndrim të Qeverisë Amerikane në lidhje me përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarit të FBI-s Charles McGonigal. Gabriel Escobar Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, në një bashkëbisedim online me gazetarët u pyet nëse ka një ndikim në marrëdhëniet Shqipëri -ShBA pas zbulimit të lidhjes mes Edi Ramës dhe McGonigal. Kjo është përgjigja e Gabriel Escobar.